Telegrafi

Sot pritet të përfundojë numërimi i votave të diasporës

Afërsisht gjysma e votave që kanë arritur me postë në Republikën e Kosovës janë numëruar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri të martën në ora 22:00.

Procesi i numërimit të këtyre votave ka nisur të martën (dje) në mëngjes, ndërkaq pritet të përfundojë sot, bazuar në shpejtësinë me të cilën po numërohen votat në QNR.

Sipas informacioneve nga QNR, kur janë numëruar 47% e votave të diasporës në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, LVV kryeson me 76.5% të votave të fituara.

Sipas të dhënave nga QNR (tabela e përditësuar rreth orës 24:00) rezultatet janë si më poshtë:

LVV – 20,614 vota

LDK – 2,282 vota

PDK – 2,164 vota

AAK – 859 vota

NISMA – 205 vota.

Lexo po ashtu Numërohen 26,953 vota të diasporës, LVV merr 20,614 vota, LDK e PDK në garë të ngushtë për vendin e dytë

Nga diaspora janë edhe rreth 10 mijë pako të supozuara me fletëvotime, të cilat kanë arritur në adresë të KQZ-së, pas afatit të caktuar, të cilat KQZ-ja i ka tërhequr vetëm për ruajtjen e të dhënave të votuesve.

Ndryshe, Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve mbrëmë ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Pas numërimit të 29 mijë e 490 votave, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 14 mijë e 939 vota.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 4,997 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 2,944 vota, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 2,167 vota./Telegrafi/