Site icon Telegrafi

​Sot pritet të përfundojë numërimi i votave të diasporës

Foto: Ilustrim

Sot pritet të përfundojnë numërimi i të gjitha fletëvotimeve që i takojnë votimit me postë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Deri ditën e martë do të arrijmë të përmbyllim numërimin e gjitha fletëvotimeve që i takojnë votimit me postë dhe pas kësaj do të fillojmë numërimin e fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht i cili është zhvilluar në 56 vendvotime me datën 9 shkurt si dhe pastaj numërimin e votave të personave me nevoja të veçanta.

Pasi të mbyllen gjitha këto procese si dhe pasi të marrim konfirmimin nga ana e PZAP-së dhe Gjykatës Supreme se nuk ka ndonjë çështje që është duke u shqyrtuar në këto institucione atë herë KQZ do të mund të shpall rezultatin përfundimtar për subjektet politike dhe kandidatët e këtyre zgjedhjeve”, ka thënë për KP, Elezi.

Sipas tij, çdo numërim që bëhet në QNR është i ankimueshëm dhe kjo do të thotë që vëzhguesit, subjektet politike mund të paraqesin ankesat e tyre për çdo administrim dhe për çdo numërim që zhvillohet në QNR.

“Të gjitha statistikat e një procesi zgjedhor sa i përket votave të pavlefshme ne do ti kemi më kohën kur KQZ do ti shpall rezultatet përfundimtare. Pjesë e statistikave që ka një proces zgjedhor natyrisht që do te jenë edhe fletëvotimet e pavlefshme. Në rastet kur ka paqartësi nëse një fletëvotim duhet të llogaritet i vlefshëm apo ndryshe është PZAP ku palët mund të paraqesin ankesat e tyre”, është shprehur Elezi.

 

 

Exit mobile version