Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për sot ka paralajmëruar se do të nisë procesi i numërimit të votave nga qendrat e votimit jashtë Kosovës.
Procesi i i numërimit të votave nga qendrat e votimit nis pas skanimit të listave përfundimtare të votuesve.
Deri në mesditën e së martës janë skanuar 890 lista nga 2 mijë e 533 sosh.
Nga diaspora ishin regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësitë diplomatike dhe 20,324 mërgimtarë. Nga 20,324 persona të regjistruar në përfaqësi diplomatike, kanë votuar 15,352 votues.
Deri tani pa u numëruar kanë mbetur votat e diasporës, ato me kusht dhe personave me nevoja të veçanta.
Siç është njoftuar numri i zarfeve me fletëvotimeve nga vendvotimet me kusht është 12,801.
Ndërkaq, numri i votave të personave me nevoja të veçanta është: 2,597 vota. /Telegrafi/