Qyteti i Shkupit sot do të prezantojë Plan për përmirësimin e cilësisë së ajrit ambiental në rajonin e Shkupit, Planin afatshkurtës për cilësinë e ajrit në rajonin e Shkupit dhe Kadastrën e integruar të ndotësve të mjedisit jetësor në qytetin e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.
Në prezantim do të merr pjesë edhe kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, ndërsa janë ftuar edhe të gjithë 17 kryetarët e komunave në rajonin planor të Shkupit, të cilët kanë kompetenca në sferën e mbrojtjes së ajrit nga ndotja. /Telegrafi/