Telegrafi

Sot prezantohet Marrëveshja garantuese kreditore për zhvillimin e bujqësisë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe USAID-i sot do ta prezantojnë Marrëveshje garantuese kreditore për zhvillim të bujqësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i Marrëveshjes është që ta stimulojë kreditimin komercial përmes kufizimit të rreziqeve të institucioneve financiare të cilat janë pjesë e marrëveshjes.

Në ngjarje do të marrin pjesë ministri i Bujqësisë, Mihail Cvetkov, drejtori i USAID-it, Jammes Stain, si dhe përfaqësues të Bankës komerciale. /Telegrafi/