Telegrafi

Sot i përjashton lojtarët se e humbën fluturimin, por trajneri Christian Panucci i kishte shpëtuar vdekjes për arsyen e njëjtë para 23 vitesh

Në atë kohë luante për gjigantin evropian, Milanin, ndërsa Christian Panucci, ishte i ftuar në Kombëtaren Olimpike të Italisë.

Ishte viti 1996 dhe ai ishte kapiten i atij ekipi të Italisë.

Kjo është një histori rrëqethëse që për pak ia mori jetën trajnerit aktual të Kombëtares shqiptare.

Christian Panucci . (Photo by Jamie McDonald/Getty Images)

Bëhet fjalë për një aksident me aeroplan, ku humbën jetën të gjithë pasagjerët, gjithsej 230 persona.

Historia

Në vitin 1996, Panucci u zgjodh kapiteni i Italisë në Lojërat Olimpike Atlanta 1996, por u dëmtua dhe u detyrua të kthehej në vendlindje.

Ai fillimisht mori aeroplanin e linjës nga New York për në Paris pastaj destiancioni Milano, por e humbi këtë udhëtim pasi humbi bagazhet.

Më pas ai mori avion tjetër dhe udhëtoi direkt për në Milano.

Panucci sa ishte pjesë e Italisë

Po atë ditë aeroplani i parë TWA Flight 800 që Panucci e kishte humbur për shkak të bagazheve ishte përplasur në Oqeanin Paqësore dhe të gjithë pasagjerët, 230 persona, kishin humbur jetën.

Fati në këtë moment ka qenë me trajnerin e Shqipërisë, i cili mund të ishte bërë pjesë e viktimave, që humbën jetën në aksidentin tragjik.

Strakosha vonohet për udhëtimin me aeroplan, italiani e largon nga Kombëtarja

Në ditët e fundit pjesë e bisedave në çdo vend ka qenë përjashtimi që i është bërë portierit të Lazios, Thomas Strakosha.

Ai ishte vonuar për ta hipur në aeroplanin Romë-Tiranë.

Lexo po ashtu Panucci e lë jashtë Strakoshën, pasi i iku aeroplani dhe nuk u bashkua me Kombëtaren brenda afatit të përcaktuar

Lojtari e ka telefonuar trajnerin dhe i ka treguar që shkaku i trafikut të madh në Romë e ka humbur aeroplanin, por Panucci nuk ka dashur të dëgjojë.

Thomas Strakosha .(Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Panucci i ka thënë të mos udhëtojë fare, Strakoshës, i cili i kishte thënë se do të vinte herët në mëngjes.

Para një viti edhe Sokol Cikalleshi e kishte të njëjtin problem, ku kërkoi të vonohej një ditë dhe që nga atëherë, ai nuk është më pjesë e Kombëtares nën drejtimin e italianit. /Telegrafi/