Në atë kohë luante për gjigantin evropian, Milanin, ndërsa Christian Panucci, ishte i ftuar në Kombëtaren Olimpike të Italisë.
Ishte viti 1996 dhe ai ishte kapiten i atij ekipi të Italisë.
Kjo është një histori rrëqethëse që për pak ia mori jetën trajnerit aktual të Kombëtares shqiptare.
Bëhet fjalë për një aksident me aeroplan, ku humbën jetën të gjithë pasagjerët, gjithsej 230 persona.
Historia
Në vitin 1996, Panucci u zgjodh kapiteni i Italisë në Lojërat Olimpike Atlanta 1996, por u dëmtua dhe u detyrua të kthehej në vendlindje.
Ai fillimisht mori aeroplanin e linjës nga New York për në Paris pastaj destiancioni Milano, por e humbi këtë udhëtim pasi humbi bagazhet.
Më pas ai mori avion tjetër dhe udhëtoi direkt për në Milano.
Po atë ditë aeroplani i parë TWA Flight 800 që Panucci e kishte humbur për shkak të bagazheve ishte përplasur në Oqeanin Paqësore dhe të gjithë pasagjerët, 230 persona, kishin humbur jetën.
Fati në këtë moment ka qenë me trajnerin e Shqipërisë, i cili mund të ishte bërë pjesë e viktimave, që humbën jetën në aksidentin tragjik.
Strakosha vonohet për udhëtimin me aeroplan, italiani e largon nga Kombëtarja
Në ditët e fundit pjesë e bisedave në çdo vend ka qenë përjashtimi që i është bërë portierit të Lazios, Thomas Strakosha.
Ai ishte vonuar për ta hipur në aeroplanin Romë-Tiranë.
Lojtari e ka telefonuar trajnerin dhe i ka treguar që shkaku i trafikut të madh në Romë e ka humbur aeroplanin, por Panucci nuk ka dashur të dëgjojë.
Panucci i ka thënë të mos udhëtojë fare, Strakoshës, i cili i kishte thënë se do të vinte herët në mëngjes.
Para një viti edhe Sokol Cikalleshi e kishte të njëjtin problem, ku kërkoi të vonohej një ditë dhe që nga atëherë, ai nuk është më pjesë e Kombëtares nën drejtimin e italianit. /Telegrafi/