Ka përfunduar shfrytëzimi i mjeteve të IPARD 1 programit, ndërkaq mbetet që të përpunohen kërkesat e fundit, për të filluar shpallja e konkurseve për programin IPARD 2, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Realizimi i IPARD 1 ka qenë programi më i madh i realizuar në vitet e fundit, ndërkaq shfrytëzimi i këtyre fondeve të BE-së ka vendosur kapacitete administrative, bazë ligjore dhe trajnim për bujqit e Maqedonisë që të aplikojnë për bashkëfinancimin e investimeve të tyre, sipas standardeve evropiane.
Në 5 vitet e këtij programi, janë dorëzuar mbi 3000 kërkesa, kurse deri tani janë paguar 7.4 milion euro, ndërkaq deri në përfundim, kjo shifër do të arrij në 11 milion euro.
IPARD 2-shi ka lehtësime në kriteret dhe rritje në bashkëfinancim, nga 50 deri në 60%, për mbështetje të prodhimin parësor bujqësor, si edhe në 65%, për bizneset e vogla në rajonet rurale./Telegrafi/