Telegrafi

Sot përfundon fushata zgjedhore në Maqedoni

Partitë dhe koalicionet që marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, sot e përfundojnë fushatë zgjedhore me prezantimin e programit të tyre zgjedhor para qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

BDI sot do të mbajë tubim përmbyllës në sheshin ‘Iliria’ të qytetit të Tetovës.

‘Rilindja me Besë’ do të mbajë tubim në sallën e Shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë.

Koalicioni ‘Për Maqedoni më të mirë’ i kryesuar nga OBRM-PDUKM do të mbajë tubim në Krushevë dhe Prilep, ndërsa Koalicioni ‘Për jetë në Maqedoni’ i kryesuar nga LSDM do të mbajë tubim në komunën Gazi Babë, njofton AIM.

Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi i kryesuar nga LD do të mbajë tubim në sheshin ‘Leptokaria’, kurse Koliacioni ‘OBRM për Maqedoninë’ do të zhvillojë takim në Komunën e Prilepit dhe tubim në Manastir. /Telegrafi/