Sonte në mesnatë përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për 11 dhjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Edhe pse listat e kandidatëve duhet të shqyrtohen dhe konfirmohen nga KSHZ-ja, partitë politike deri më tani nuk i kanë dorëzuar listat deri te ky institucion përveç se i kanë publikuar në opinion bartësit e listave.
Poashtu sonte në mesnatë përfundojnë edhe afatet për kontrollin publik në Listën zgjedhore, për paraqitjen e shtetasve të RM-së për votim jashtë vendit.
Listën zgjedhore KSHZ-ja duhet ta nënshkruajë më 27 nënbtor. /Telegrafi/