Telegrafi

Sot, për herë të parë në histori, një helikopter duhet të ngrihet në një planet tjetër

Sot, për herë të parë në histori, një helikopter mund të ngrihet mbi sipërfaqen e një planeti tjetër.

Gjegjësisht, helikopteri i vogël i NASA-s Ingenuity, i cili arriti në Mars së bashku me roverin e Perseverance në shkurt të këtij viti, duhet të ngrihet për herë të parë sot.

Siç është njoftuar nga NASA, një helikopter me peshë vetëm 1.8 kilogramë duhet të testohet sot, por fluturimi për në Mars është më i komplikuar nga sa duket, transmeton Telegrafi.

Gjegjësisht, atmosfera e Marsit është shumë më e rrallë se atmosfera e Tokës, e cila në mënyrë të konsiderueshme e ndërlikon fluturimin.

Përveç kësaj, helikopteri po përballet me kushte ekstreme në Mars, temperatura prej minus 90 gradë Celsius dhe gravitet i ulët.

Gjatë fluturimit provë, një helikopter me peshë rreth 1.8 kilogramë do të fluturojë në një lartësi prej rreth tre metrash, do të qëndrojë në një vend për 30 sekonda dhe më pas do të kthehet në sipërfaqen e Marsit.

Helikopteri ushqehet nga bateritë e litiumit dhe ka kapacitetin edhe për disa përpjekje të tjera fluturimi.

Kujtojmë, fluturimi i parë i një helikopteri miniaturë duhej të kryhej një javë më parë, por NASA e shtyu atë për shkak të problemeve teknike.

Rover Perseverance mbërriti në Mars në shkurt dhe përshkoi 472 milionë kilometra në 203 ditë fluturimi.

Ai u ul në kraterin e Jezero, të gjatë 45 kilometra dhe duhet të kontrollohet në dy vitet e ardhshme. /Telegrafi/