Telegrafi

Sot Paul Pogba, por janë edhe 12 superyje të futbollit që karriera e të cilëve u shkatërrua nga lëndimet

Ka shumë futbollistë që potencialin e tyre të plotë nuk mund ta përmbushin shkaku i problemeve të mëdha me lëndimet.

Të dielën, Paul Pogba, luajti nga minuta e parë për herë të parë që nga ribashkimi me Juventusin verën e kaluar.

Mjerisht, kjo ndeshje i zgjati vetëm 23 minuta për shkak të një problemi në kofshë dhe mesfushori që doli nga fusha me fanellën mbi kokë duke u përpjekur të fshehte lotët.

Më pas u konfirmua se sezoni është mbyllur për Pogban dhe shqetësimet në klub janë rritur, pasi 30-vjeçari mund të mos jetë më kurrë lojtari që ishte gjatë periudhës së tij të parë në Torino.

Edhe sa ishte te Manchester United, mesfushori francez shpesh mungonte për probleme muskulore dhe në kyçin e këmbës.

Sigurisht, Pogba nuk do të ishte talenti i parë i klasit botëror që pengohej të realizojë potencialin e tij të plotë nga problemet më lëndime.

Më poshtë janë 12 lojtarë që sipas Goal.com kanë mundur të arrijnë shumë më shumë nëse nuk do të kishin dëmtime.

12# Jonathan Woodgate

11#  Yoann Gourcuff

10#  Abou Diaby

9#  Louis Saha

8#  Jack Wilshere

7#  Thiago Alcantara

6#  Mario Gotze

5#  Adriano

4#  Marco Reus

3#  Michael Owen

2#  Ronaldo

1#   Marco van Basten

/Telegrafi/