Telegrafi

Sot njëmbëdhjetë vite më parë Reali fitoi në El Clasico, por jo dhe titullin në fund (Video)

Ndeshjet mes Real Madridit dhe Barcelonës janë nga ato ndeshjet që nuk harrohen kurrë.

Sot njëmbëdhjetë vite më parë Los Balncos kishin arritur fitore në Santiago Bernabeu kundër Barcës me rezultat 4-2.

Në këtë ndeshje për vendasit kishin shënuar Ronaldo, Zinedine Zidane, Raul dhe Michael Owen, kurse për mysafirët Samuel Eto’o dhe  Ronaldinho.

Por, edhe pse El Clasico i takoi Realit, titulli i La Ligas në fund shkoi te Barcelona e cila përfundoi kampionatin me 84 pikë, apo katër më shumë se madrilenët.

Më poshtë keni videon me golat. /Telegrafi/