Superliga sot vjen me ndeshjen e fundit të javës së katërt, ku takohen Gjilani me Vëllaznimin.
Të dy skuadrat e kanë nisur mirë sezonin, pasi Gjilani deri më tani ka marr pesë pikë, me një fitore dhe dy barazime.
Në anën tjetër Vëllaznimi ka marr dy fitore dhe një barazim.
Cilado skuadër që e fiton ndeshjen do ta marrte kreun e renditjes.
Në ndeshjet e kësaj jave, Feronikeli ka barazuar me Llapin, sikurse që ka bërë edhe Prishtina me Drenicën.
Trepça ’89 ka humbur nga Vllaznia e Pozharanit, ndërsa Besa dhe Lira kanë fituar me Dritën dhe Flamurtarin. /Telegrafi/