Site icon Telegrafi

Sot një fluturim i drejtpërdrejtë historik nga Izraeli në Emiratet e Bashkuara Arabe pas marrëveshjes së paqes

Fluturimi i parë komercial nga Izraeli në Emiratet e Bashkuara Arabe të hënën do të jetë një hap i madh në normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve pas përfundimit të marrëveshjes së paqes, raporton BBC.

Një delegacion i zyrtarëve izraelitë dhe amerikanë do të jetë në aeroplanin izraelit gjatë fluturimit tre-orësh, transmeton Telegrafi.

Hapësira ajrore saudite, e bllokuar deri më tani për avionët izraelitë, pritet të hapet tashmë.

Emiratet e Bashkuara Arabe është vetëm vendi i tretë në Lindjen e Mesme që njeh Izraelin që nga themelimi në vitin 1948.

Emiratet e Bashkuara Arabe të shtunën shfuqizuan një ligj të vitit 1972 që bojkotoi Izraelin dhe në fillim të këtij muaji të dy vendet hapën linja telefonike.

Marrëveshja e normalizimit e ndërmjetësuar nga SHBA u njoftua papritur më 13 gusht, ndërsa u përshëndet nga pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare.

Në këmbim të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Emiratet e Bashkuara Arabe, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka rënë dakord të pezullojë planet e diskutueshme për të aneksuar pjesë të Bregut Perëndimor. /Telegrafi/

Exit mobile version