Site icon Telegrafi

Sot një artiste e famshme e tregut botëror, por dikur Bebe Rexha thotë se prindërit e saj nuk kishin mundësi t’i blinin një piano

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Sot ajo është një nga artistet më të famshme në tregun ndërkombëtar të muzikës.

Por dikur Bebe Rexha përveç dëshirës për t’u bërë një yll i muzikës, nuk posedonte kushtet e mjaftueshme për të bërë si duhet rrugëtimin e saj artistik.

Në një intervistë të fundit për “Interview Magazine”, artistja me origjinë shqiptare ka treguar se si fëmijë kishte dashur të luante në piano, por prindërit esaj nuk kishin mundësi t’ia blinim.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

“Kam luajtur në trumpetë për tetë vjet dhe isha në një grup xhazi. Kam filluar të mendoj për atë kohët e fundit sepse në disa nga këngët në album, si “Die Fo A Man”, kur këndoj meloditë e mia… Unë me të vërtetë mendoj se ato erdhën duke i rënë trumpetës. Doja shumë të luaja në piano, por prindërit e mi nuk kishin mundësi dhe nuk kisha si ta mësoja. Instrumenti i vetëm që mbeti falas për t’u mësuar në shkollë në New York City ishte trumpeta. Unë isha aq e trishtuar sepse kisha proteza në dhëmbë. Gjithmonë e doja Gwen Stefani dhe No Doubt”, ka thënë 31-vjeçarja.

Bebe Rexha (e lindur si Bleta Rexha) është rritur në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ajo ka treguar se është shumë e lidhur me origjinën e saj dhe se si fëmijë, ajo dhe familja e saj kanë ardhur shumë shpesh për vizitë në shtëpinë e tyre në Dibër të Maqedonisë së Veriut.

Bebe Rexha nesër (e premte) nxjerr në shitje albumin e saj të ri “Better Mistakes”, i cili njëherësh është i dyti në karrierën e saj. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram
Exit mobile version