Telegrafi

Sot nisin aktivitetet për shënimin e 20-vjetorit të Policisë së Kosovës

Me rastin e 20 vjetorit të themelimit të saj, Policia e Kosovës ka paraparë disa aktivitete të ndryshme të cilat do të zhvillohen përgjatë një jave.

Sot prej orës 09:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë bëhet hapja solemne e këtyre aktiviteteve, e cila do të bëhet nga Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Rashit Qalaj.

Hapjes së këtyre aktiviteteve do t’i paraprijë edhe një ndeshje sportive e futbollit, ku do të marrin pjesë menaxhmenti i lartë i PK-së.

Agjenda për javën policore:

• Data 31 gusht dhe 1 shtator ora 09:00 – 16:00 lojëra sportive-futboll – vendi Pallati i Rinisë dhe Sporteve Prishtinë.

• Data 02 shtator ora 09:00 -16:00 lojëra sportive-volejboll – vendi Pallati i Sporteve “Bill Clinton” Ferizaj.

• Datën 02 shtator ekspozita Policore në Muzeun e Kosovës ora 19:00, do të qëndrojë e hapur deri me datën 09 shtator.

• Data 03 shtator garat e vrapimit (kros) – vendi Mitrovicë, stadiumi “Adem Jashari”

• Data 03 shtator ora 11:00- 13:00 – aktivitet policore në kryeqytet – Sheshi “Zahir Pajaziti”.

• Data 04 shtator lojërat në pingpong , vendi Pallati i Rinisë dhe Sporteve Prishtinë.

• Data 04 shtator – ora 08:00 – 16:00 – ‘Porta e Hapur’ (në të gjitha Stacionet Policore)

• Data 05 shtator ora 10:00 finalja në futboll – vendi Pallati i Rinisë dhe Sporteve Prishtinë

• Data 06 shtator ora 10:00 – ceremonia kryesore vendi ‘Wait Garden Event’ – magjistralja Prishtine –Ferizaj ( km i 12-të).