Telegrafi

Sot në Vjenë takohen drejtorët e policive të Ballkanit Perëndimor

Me kërkesë të MPB-së së Austrisë, sot në Vjenë do të takohen drejtorët e policive të shteteve të Ballkanit Perëndimor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë mbledhje do të diskutohet për mundësitë e pengimit të një vale të re refugjatësh në shtegun ballkanik. Takimi do të mbahet pas dyerve të mbyllura, ndërkaq pjesë e mbledhjes do të jenë edhe drejtorët e policive të Gjermanisë dhe Greqisë.

Një takim i ngjashëm pritet të mbahet edhe në korrik. Për refugjatët do të diskutohet edhe në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në samitin e Parisit, që është vazhdimësi e Procesit të Berlinit./Telegrafi/