Telegrafi

Sot në Superligën e Kosovës zhvillohen pesë ndeshje, vëmendja në Pejë

Superliga e Kosovës kthehet me rrethin e tretë dhe të fundit të garave, ku kanë mbetur edhe 11 ndeshje për tu zhvilluar.

Lideri i kampionatit, Prishtina, do të përballet me Trepçën ’89 në Pejë, aty ku i zhvillon ndeshjet si vendas.

Drita do të jetë nikoqire e Drenicës, ndërsa Llapi e pret Vllazninë e Pozharanit.

Feronikeli i kthyer në garë për kreun e renditjes do të luajë ndaj Besës.

Ndeshje interesante do të jetë edhe ajo mes Vëllaznimit dhe Lirisë, që njihet si derbi i Dukagjinit.

Skuadrat favorite këtë javë luajnë si vendas shkaku i plasmanit më të mirë në dy rrethet e garave.

Ndeshjet fillojnë në ora 14:00. /Telegrafi/