Telegrafi

Në “Përballje zgjedhore” analizohen programet e partive politike për qeverisjen e mirë (Video)

Në këto çaste, në RTV Dukagjini dhe në Telegrafi.com mund ta ndiqni edicion special të emisionit “Përballje zgjedhore”.

Sot do të diskutohet me përfaqësuesit e koalicioneve parazgjedhore, për programin e tyre në qeverisjen e mirë, në transparencë dhe llogaridhënie.

Në këtë emision flasin: Dardan Velija nga koalicioni parazgjedhor LDK-AKR- Alternativa; Besnik Tahiri nga koalicioni parazgjedhor PDK- AAK – NISMA; Shqipe Pantina nga Lëvizja Vetëvendosje  dhe Jetmir Bakija nga organizata joqeveritare “Demokraci + ”

Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini. /Telegrafi/