Telegrafi

Në RTV Dukagjini, “Përballje”: Cili është imazhi i Kosovës? (Video)

Sonte në emisionin “Përballje” po diskutohet për imazhin e Kosovës në sport, në kulturë e art?

Kush janë ambasadorët më të mirë të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare?

Çfarë meritash kanë Majlinda Kelmendi, filmi ‘Shok’, Dokufest, futbolli e basketbolli në imazhin e Kosovës?

Si e përshkruan Fadil Vokrri pranimin e Kosovës në UEFA e në FIFA? Si ishte ndier ai kur e kanë pyetur se ku do të zhvillojë përfaqësuesja e Kosovës ndeshjet e saj?

Pse Veton Nurkollari e Eshref Durmishi thonë se të arriturat në kulturë nuk duhet të shfrytëzohen vetëm për foto?

Ku e sheh zgjidhjen Erolld Belegu në sportin e Kosovës?

Për të diskutuar për këto tema, në studio të ftuar janë: Fadil Vokrri – kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës; Erolld Belegu – kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës; Eshref Durmishi – aktor dhe producent i filmit ‘Shok’; Veton Nurkollari – drejtor i Dokufestit.

Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini. /Telegrafi/