Site icon Telegrafi

Sot në Pejë protestohet kundër Demarkacionit

Kundër Demarkacionit sot do të ketë një protestë në qytetin e Pejës.

Kjo protestë është thirrur nga Këshilli Organizativ i përbërë nga qytetarë të Pejës, kryesisht banorë të fshatrave në kufi me Malin e Zi.

Protestës që do të mbahet sot, kanë paralajmëruar se do t’i bashkohen përveç AAK-së edhe dy partitë tjera në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën.

Është bërë e ditur se në protestën kundërshtuese në Komunën e Pejës, do të janë gjitha komunitetet përreth, përfshirë komunat që cenohen nga vija kufitare me Malin  e Zi, si dhe shoqëria civile.

Protesta mbahet në sheshin e qytetit të Pejës dhe fillon në orën 12:00.

Exit mobile version