Site icon Telegrafi

Sot në Ohër mbahet konferencë ndërkombëtare për trashëgiminë kulturore

Rreth 60 ekspertë nga 11 vende të ndryshme do të marrin pjesë në konferencën ndërkombëtare për trashëgimi kulturore, turizëm dhe media, që mbahet sot në Ohër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Konferenca mbahet për të pestën herë me radhë, ndërkaq titullohet ”Bota që ikë, modernizimi i lëngshëm dhe riorganizimi i identiteteve kulturore, trashëgimive, ekonomia, turizmi dhe mediat”.

Konferenca organizohet nga Instituti për antropologji sociokulturore dhe partnerët nga vendi, Turqia, Azerbejxhani, të mbështetur nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, komuna e Ohrit.

Në kuadër të konferencës, sot në ora 12 do të hapet një ekspozitë fotografishë në Shtëpinë muze të Hristo Uzunov./Telegrafi/

Exit mobile version