Site icon Telegrafi

Sot në Kosovë, mot me diell dhe ngrohtë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

“Shtypja atmosferike mbetet e lartë, mbi vlerat e normales. Indeksi UV  në kufijtë e rrezikshmërisë. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme,  e lehë deri mesatare.

Në javën e ardhshme pritet të ketë reshje por temperaturat do të jenë të larta, mbi vlerat e mesatareve”, thuhet në njoftimin e institutit./Telegrafi/

Exit mobile version