Kryetarët e komunave të Shkupit sot pasdite do të takohen për të diskutuar për ndotjen e ajrit në rajonin e Shkupit, njoftuan sot nga Zyra e kryetarit të Shkupit, Koce Trajanovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mbledhja mes kryetarëve të komunave është thirrur nga Trajanovski, ndërsa do të mbahet në ambientet e Bashkisë së Shkupit në Parkun e Qytetit.
Nga ana tjetër, qytetarët kanë paralajmëruar protestë e cila është organizuar në rrjetet sociale. Ata kërkojnë masa konkrete nga institucionet për ndotjen e ajrit. /Telegrafi/