Kosova ka shënuar fitore me rezultat 1-0 ndaj Izraelit, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimin në Euro 2024.
Po luhej minuta e 41-të e sfidës kur Milot Rashica arriti të shënojë për 1-0, për t’i dhënë epërsinë e merituar Kosovës.
Bytyqi, Rashica dhe Muriqi patën secili nga një rast të mirë shënimi por Glazer nuk lejoi të mposhtej për herë të dytë.
Pas kësaj fitoreje Kosova vazhdon të mbetet në pozitën e katërt me dhjetë pikë të tubura por me gjasat për kualifikim që tashmë janë shuar.
Gliha lavdëron lojtarët e Kosovës që i aktivizoi ndaj Izraelit
Selektori i Kosovës, Primoz Gliha është deklaruar rreth fitores 1-0 ndaj Izraelit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Dardanët triumfuan me golin e vetëm të Milot Rashicës, por që lëshuan shumë shanse shënimi.
Milot Rashica thotë se është mëkat që Kosova nuk po kualifikohet në Euro 2024
Kosova fitoi 1-0 ndaj Izraelit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.
Pas ndeshjes, Milot Rashica ka thënë se është mëkat që Dardanët nuk kanë mundur të kualifikohen në këtë turne.
Përkundër mungesave kyçe, Kosova triumfon ndaj Izraelit
Kosova ka shënuar fitore me rezultat 1-0 ndaj Izraelit, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimin në Euro 2024
Fillimi i ndeshjes ishte i zbehtë me dy ekipet që po prisnin ndonjë gabim eventual të njëra tjetrës për të rrezikuar.
Rasti i parë serioz për Kosovën erdhi në mintuën e 30-të, kur pas harkimit të Milot Rashicës, Vedat Muriqi bëri një goditje të bukur e cila u ndal me shumë vështirësi nga portieri mysafir.
Përfundon ndeshja, Kosovë-Izrael
Izraeli me dhjetë lojtarë në fushë
90+5′, Roy Revivo pranoi edhe kartonin e dytë të verdhë dhe përjashtohet nga loja në sekondat e fundit të takimit.
Elbasan Rashani afër të shënojë për Kosovën
70′ Elbasan Rashani ishte afër shënimit për Kosovën, por që goditja e tij përfundoi afër shtyllës së majtë.
Vedat Muriqi nuk shënon nga afërsia
61′ Vedat Muriqi nuk ka arritur të mposht portierin e Izraelit nga afërsia, pas një pasimi të mrekullueshëm nga Milot Rashica. Kosova po fiton 1-0.
Zymer Bytyqi lëshon rast të artë shënimi
48′ Zymer Bytyqi ka lëshuar një rast të qind për qind për ta dyfishuar rezultatin për Kosovën, pasi Milot Rashica i lëshoi një pasim të mirë, ndërsa gjuajtja e tij u ndal nga portieri i Izraelit.
Përfundon pjesa e parë
Kosova është duke shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Izraelit, teksa kanë kaluar 45 minutat e parë të sfidës që po zhvillohet në “Fadil Vokrri”.
Fillimi i ndeshjes ishte i zbehtë me dy ekipet që po prisnin ndonjë gabim eventual të njëra tjetrës për të rrezikuar.
Rasti i parë serioz për Kosovën erdhi në mintuën e 30-të, kur pas harkimit të Milot Rashicës, Vedat Muriqi bëri një goditje të bukur e cila u ndal me shumë vështirësi nga portieri mysafir.
Izraeli kishte mundësinë për të kaluar në avantazh në mintuën e 34-të, por gjuajtja me kokë e Eran Zahavit përfundoi disa centimetra larg shtyllës së Aro Muric.
Po luhej minuta e 41-të e sfidës kur Milot Rashica arriti të shënojë për 1-0, për t’i dhënë epërsinë e merituar Kosovës.
Kështu Kosova shkoi në pushim mes pjesëve me epërsi minimale.
Portieri i Izraelit ia mohon golin e dytë Milot Rashicës
43′ Milot Rashica pati rastin të shënonte edhe golin e dytë, por Omri Glazer bëri intervenim fenomenal.
Shënon Milot Rashica
41′ Milot Rashica ka kaluar Kosovën në epërsi, duke realizuar me lehtësi në portën e Izraelit me një asistim të Vedat Muriqit.
Rrezikon Vedat Muriqi
31′ Vedat Muriqi bëri një goditje të fuqishme, por portieri i Izraelit ishte në vend.
Tifozët e Kosovës fishkëllejnë himnin e Izraelit
Tifozët e Kosovës e fishkëllyen himnin e Izraelit për shkak të luftës me Palestinën.
Konflikti i armatosur në Gaza ka sjellë shumë viktima ndër ta edhe shumë fëmijë.
Fillon ndeshja
Formacionet zyrtare: Kosova me mungesa kyçe ndaj Izraelit
Kosova do të përballet me Izraelin, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e tetë të kualifikimeve për Euro 2024.
Kjo ndeshje ka qenë e planifikuar të luhej muajin e kaluar por konflikti mes Izraelit dhe Palestinës bëri që ndeshja të luhej në këtë datë.
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë me mesazh para ndeshjes kualifikuese për Euro 2024
Ambasadorja izraelite në Prishtinë, Tammy Ziv është deklaruar para ndeshjes që zhvillohet sonte ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.
Ajo në një video-adresim në rrjetin social X ka thënë se pret një ndeshje interesante në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Masa të rrepta sigurie para ndeshjes Kosovë-Izrael
Kosova dhe Izraeli do të përballen në kuadër të rrethit të tetë kualifikues në Euro 2024.
Dardanët janë nikoqirë të izraelitëve për ndeshjen që nisë në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Masa të rrepta sigurie para ndeshjes Kosovë-Izrael
Kosova dhe Izraeli do të përballen në kuadër të rrethit të tetë kualifikues në Euro 2024.
Dardanët janë nikoqirë të izraelitëve për ndeshjen që nisë në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Vedat Muriqi tregon se si iu lejua nga Mallorca të vinte të luante për Kosovën
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka treguar se si Mallorca i dha leje për të udhëtuar në grumbullimin e Kosovës për sfidën ndaj Izraelit.
Muriqi ka thënë se ka qenë i vendosur që të bëhet pjesë e Kosovës për tri ndeshjet e nëntorit.
Kjo është organizata që vendosi flamurin palestinez në Prishtinë
Organizata jo-qeveritare Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist kanë njoftuar se kanë qenë ata që kanë shpalosur flamurin e Palestinës tek hoteli “Grand” në Prishtinë, ditën e diel.
Kjo organizatë, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se shpalosja e flamurit të Palestinës është akt solidariteti me popullin palestinez.