Ndeshja e dytë finale e play-offit në IP Superligën e Kosovës ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës do të zhvillohet të mërkurën (sot).
Ndeshja zhvillohet nga ora 20:30 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.
Bashkimi aktualisht udhëheq me seri 1:0, pasi në duelin e së shtunës ka triumfuar në kryeqytet me rezultat 84:81.
Prizrenasit ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes së parë.
Kampion do të shpallet skuadra që i shënon tri fitore.
Kampion në fuqi është Sigal Prishtina, skuadër kjo që në këtë edicion e ka fituar Kupën e Kosovës.
Prishtina e ka mposhtur në finale pikërisht Bashkimin. /Telegrafi/