Të mërkurën një front i ftohtë pritet të kaloj mbi vendin tonë duke sjell vranësira, e vende-vende mundësi për riga lokale shiu.
Nga dita e enjte dhe e premte priten rënie të temperaturave rreth vlerave mesatare, e në fundjavë edhe më ftohtë.
Temperaturat e ajrit do të luhaten nga 1 deri në 4 gradë Celsius, e maksimalet nga 14 deri në 17 gradë Celsius, e deri të premten minimalet do të zbresin deri në -1C, e maksimalet në 10 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga jugu dhe juglindja 1-3m/s. Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale.