Telegrafi

Sot, mot i vranët dhe intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se mbi vendin tonë sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale parashihen të jenë të ngjashme por maksimalet për 1-2 gradë më të larta.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s./Telegrafi/