Nga sot fusha të presionit të lartë dhe masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore do të kushtëzojnë mot më stabil, më të nxehtë dhe kryesisht me diell.
Temperaturat e ajrit nga sot do të rriten në 29 gradë Celsius deri 31 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-6m/s. Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale.