Site icon Telegrafi

Sot mot i ngrohtë, në disa vende me reshje shiu

Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot në vendin tonë temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

IHK njofton se kryesisht do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga lokale shiu, kryesisht në Dukagjin.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu, kryesisht në Dukagjin. Pjesa tjetër e territorit mbetet nën ndikimin e vranësirave kalimtare. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike shënon rritje, dukshëm mbi vlerat e normales.

“Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme me shpejtësi deri 6m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Telegrafi/

 

Exit mobile version