Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ngritur atmosferik.
Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të ndërrueshme.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. /Telegrafi/