Telegrafi

Sot mot i freskët, pasdite priten rrebeshe shiu dhe bubullima

Java nis me mot të freskët, me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje priten rrebeshe shiu dhe bubullima.

Temperaturat do të sillen nga 7 deri në 16 gradë celsius. Era do të fryj e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 3-11m/s.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, e më pas me tendencë të rritjes./Telegrafi/