Vala e të nxehtit që përfshiu vendin tonë gjatë javës që lamë pas dhe në fillim të kësaj jave, tashmë ka kaluar.
Që nga dita e djeshme në vendin tonë ka pasur ulje të temperaturave.
Temperaturat do të vazhdojnë të pësojnë ulje të mëtutjeshme sepse pas frontit do të vijojë depërtimi i masave ajrore të freskëta nga veriu.
Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot më i freskët ku vende-vende do të ketë edhe riga lokale shiu.
Temperaturat do të sillen nga 14 gradë celsius deri në 24 gradë sa do të arrijë maksimalja e ditës.
Mot i ngjashëm pritet të mbajë edhe nesër, ndërkaq gjatë vikendit pritet të ketë sërish ngritje të temperaturave ku maksimalja e pritet të arrijë 31 gradë celsius. /Telegrafi/