Telegrafi

Sot mot me diell, java e ardhshme ftohtë dhe me shi e borë

Meteorologët, parashikojnë për sot mor me diell mbi vendin tonë. Ndërsa në fillim të javës së ardhshme ftohtë, me mundësi për reshje shiu e në vise malore borë.

24.03 – Ngrohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.

25.03 – Më ftohtë dhe me erë. Kryesisht vranët, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu, e në vise malore edhe reshje bore.

26.03 – Ftohtë, pjesërisht vranët.

Temperaturat do të shënojnë rritje graduale, me minimale që do të luhaten nga 2C deri në 5C; e maksimale nga 17C deri në 20. Në fillim të javës së ardhme minimalet do të pësojnë rënie deri në 0C, e maksimalet deri në 9C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 2-6m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht do të pësojë rënie rreth vlerave normale/Telegrafi/