Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat do t’i takojnë shtresave të mesme dhe të larta të troposferës.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5 m/s. /Telegrafi/