Telegrafi

Sot, mot me diell dhe vranësira

Foto: Ilustrim

Mbi vendin tonë sot, parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

Ndërsa të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat ditën e enjte do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare. Gjatë vikendit sërish priten reshje. /Telegrafi/