Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot stabil, me diell dhe vranësira të pjesëshme, më të theksuara rrëzë maleve.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në viset e ulëta dhe mesatare parashihen kushte për mjegull.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/