Telegrafi

Sot, mot me diell dhe vranësira

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe do të ketë pak vranësira, sidomos për rreth relievit malor, por nuk parashikohet reshje.

IHK njofton se indeksi UV do të jetë sërish me vlera të larta dhe udhëzimet e IKSHP do të jenë në dobi të popullatës, sidomos të një shtrese me probleme kronike.

Presioni atmosferik do të vazhdojë me vlera të mbi normales.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes. /Telegrafi/