Telegrafi

Sot, mot me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

IHK njofton se reshje të dobëta bore priten vetëm në pjesën veriore të rrafshit të Dukagjinit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 11m/s. /Telegrafi/