Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe i ftohët, kurse java e ardhshme do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, me reshje në formë shiu dhe bore.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në viset e ulëta dhe mesatare, ndërsa në viset e larta mbi 1000 m, parashihen reshje bore, përcjell Telegrafi.
Reshje shiu dhe bore parashihet ditën e martë, të mërkurën dhe në fundjavë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s. /Telegrafi/