Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i qetë dhe me diell.
IHK njofton se prezenca e vranësirave mund të jetë vetëm përgjatë viseve malore, por reshje shiu nuk parashihen.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1- 9m/s. /Telegrafi/