Telegrafi

Sot, mot me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë dhe këshillohet që nga ora 10-17 të kufizohemi nga rrezet direkt të diellit.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s.