Telegrafi

Sot mot me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius.

Në viset malore temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-21 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj kontakti direkt me rrezet e diellit, në orët e mesditës këshillohet të jetë sa më i kufizuar.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-10 m/s. /Telegrafi/