Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës, duke filluar nga ora 12:00.
Në njoftimin e bërë për media bëhet e ditur se në rend të ditës do të jenë katër pika, transmeton Telegrafi.
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
2. Konstituimi i Forumit për Transparencë Parlamentare,
3. Shqyrtimi i kërkesave dhe i propozimeve,
4. Njoftimi për zhvendosjen e datave për mbajtjen e takimit të SEECP.