Telegrafi

Sot mbërrin në Shqipëri trupi i pa jetë i ushtarakes që humbi jetën në Letoni

Ditën e sotme pritet që të mbërrijë në Shqipëri trupi i nëntetares 32-vjeçare, Zarife Hasanaj që ndërroi jetë pas një shpërthimi në bazën Adaze, në Letoni.

Në orën 12.45 në bazën ajrore të Rinasit do të organizohet ceremonia e pritjes së trupit të pajete të nëntetares.

Lexo po ashtu Kjo është ushtarakja e Shqipërisë që humbi jetën në Letoni (Foto)

Ndërkohë, të premten, 10 maj, ora 10 – 11.30 në hollin e Pallatit të Kongreseve do të zhvillohen homazhet për nder të efektives së FA dhe në 11.45 – 12.30 ceremonia shtetërore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të shtetit, po te Pallati i Kongresese. /Telegrafi/