Tryeza e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në të cilën janë ftuar të gjithë liderët e partive politike, do të mbahet sot duke filluar në orën 13:00 në Kuvendin e Kosovës.
Deri tani pjesëmarrjen në këtë tryezë, ku pritet të diskutohet për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe për temat tjera me rëndësi për vendin, e kanë konfirmuar AAK, Nisma dhe Vetëvendosje.
Ndërsa PDK ende nuk e ka konfirmuar. Zyrtarë të kësaj partie kanë pohuar për KosovaPress, se vendimi për pjesëmarrje apo jo në këtë tryezë, do të bëhet i ditur sot.