Site icon Telegrafi

Hoti takon sot liderët e partive në koalicion

Për sot është paralajmëruar të mbahet takimi i liderëve të partive në koalicionin qeverisës me kryeministrin Avdullah Hoti.

Të paktën kështu është e ditur në një njoftim të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa takimi mbahet në ora 14:00.

Kjo parti ka konfirmuar pjesëmarrjen e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Ju njoftojmë se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z. Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë nesër (e enjte), në takimin që do mbahet në ndërtesën e qeverisë, së bashku me liderët e tjerë të koalicionit dhe kryeministrin Avdullah Hoti”, thuhet në njoftim.

 

Exit mobile version