Seminar për shkëmbim të përvojave për BE-subvencione dhe statistika bujqësore, regjistra për verë dhe rrjet për të dhëna kontabiliste nga ekonomitë bujqësore sot do të mbahet në Shkup, në organizim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Ambasadës së Hungarisë në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Seminarin do ta hapin zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Vanço Kostandinovski dhe ambasadori i Hungarisë në Maqedoni, Iaslo Duks. /Telegrafi/