Site icon Telegrafi

Sot mbahet referendumi për xeheroret në Vallandovë

Në Vallandovë sot do të mbahet referndum në të cilin banorët e kësaj komune do të japin mendimin e tyre për vazhdim ose ndërprerje të punimeve në xeheroren ‘Kazandoll’ dhe a janë për ose kundër hapjes së xeheroreve tjera në territorin e kësaj komune, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më 3 korrik të këtij viti, Këshilli i komunës së Vallandovës në mbledhje të jashtëzakonshme e pranoi kërkesën për referendum të iniciativës qytetare ‘Shpëtim për Vallandovën’ dhe njëzëri vendosi për mbajtjen e tij.

‘Kjo nuk është çështje që mund të zgjidhet nga disa persona prapa dyerve të mbyllura, sepse në luginën e Vallandovës, klima dhe mjedisi ekologjik na janë dhënë nga gjeneratat para neve dhe ne duhet t’jua përcjellim gjeneratave në të ardhmen’, thonë nga kjo iniciativë qytetare.

Për të qenë i suksesshëm referendumi nevojiten së paku 5.200 vota./Telegrafi/

Exit mobile version